Bardhi: Gjiknuri lidhje me bosët e plehrave, urgjente pastrimi i vendit nga politikanët e korruptuar

Bardhi: Gjiknuri lidhje me bosët e plehrave, urgjente pastrimi i vendit nga politikanët e korruptuar

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PS, ish-ministrit Damian Gjiknuri për afera me inceneratorët. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi pas akuzave në seancën e djeshme plenare në Kuvend e ka nisur ditën e sotme sërish me sulm kundër shumicës socialiste për inceneratorët.

Zyrtari i lartë i PD-së shprehet se Damian Gjiknuri deklaroi sot se Gjiknuri ka udhëtuar mbi 15 herë me ta jashtë Shqipërisë, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të mafies së plehrave. Ndër të tjera ai thekson se tani është radha e drejtësisë të thotë fjalën e saj mbi këtë aferë 400 milionëshe dhe se kjo tregon urgjencën që ka Shqipëria të pastrohet nga politikanët e korruptuar dhe të largojë këtë regjim plaçkitësish.

Afera 400 milionë euroshe e mafies së plehrave është një nga shpërdorimet më të mëdha të taksave të qytetarëve shqiptarë. Ditën e djeshme Partia Demokratike zbuloi një tjetër zgjatim të kësaj afere të pisët, nëpërmjet faktimit të lidhjeve të ngushta të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, bosëve të inceneratorëve, dhe Damian Gjiknurit, i cili ka udhëtuar mbi 15 herë me ta jashtë Shqipërisë, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të mafies së plehrave.

Ky konflikt i pastër interesi i shtohet numrit të madh të provave që Partia Demokratike ka grumbulluar vitet e fundit mbi këtë aferë që bën bashkë drejtuesit më të lartë të këtij pushteti të korruptuar, e sigurisht vet Edi Ramën, që ka promovuar dhe mbrojtur këto projekte që  shkrumbojnë vetëm taksat e qytetarëve.

Tani është radha e drejtësisë të thotë fjalën e saj mbi këtë aferë 400 milionshe, që tregon edhe njëherë urgjencën që ka Shqipëria të pastrohet nga politikanët e korruptuar dhe të largoi këtë regjim plaçkitësish.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy