
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi akuzave të forta të kreut demokrat Basha nga qyteti i Shkodrës. Rama reagoi shkurtimisht në rrjetet sociale, duke shkruar se "s'kemi ç'i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të".
"Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S'kemi ç'i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. E gjithë Vëmendja tek Njerëzit", shkruan Rama.

Basha dhe opozita zgjodhën të bojkotojnë seancën e parë plenare për sesion e vjeshtës duke u zhvendosur në Shkodër. Basha u shpreh se opozita po përgatit një aksion për “rrëzimin e qeverisë, që e azkuoi se është bërë “njësh me krim”.



