PD reagon pas vendimit të gjykatës për Roshin: Tjetër provë se Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit

PD reagon pas vendimit të gjykatës për Roshin: Tjetër provë se Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi me 60 orë punë në komunitet ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, për fshehje të dënimit në formularin e dekriminalizimit.

Demokratët e kanë cilësuar dënimin si një vendim qesharak, që tregon më së miri se kush e kontrollon sot sistemin e drejtësisë.

Përmes një reagimi zyrtar, selia blu ka mbajtur qëndrim të ashpër për dënimin e Rroshit, duke bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

Vendimi i sotëm i prokurorisë dhe gjykatës për të lënë jashtë burgut mikun e Edi Ramës, ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i shkarkuar si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, është një provë e qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin”, thuhet në reagimin e PD.

Kujtojmë se prokuroria kërkoi 7 muaj e 15 ditë burg, kërkesë e cila u pranua nga Rroshi, por iu ul një e treta e dënimit pasi pranoi akuzën dhe përfitoi gjykim të shkurtuar.

Elvis Roshi nuk ka kundërshtuar asnjë fakt të Prokurorisë, e cila e akuzoi për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Roshi, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim penal që kishte marrë në Itali për përdhunim, si dhe përdorimin e disa emrave të rremë.

Partia Demokratike deklaron se vetëm me largimin e Ramës si kryeminisër, “peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtësisë së pavarur”. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy