Maqedonia e Veriut dëbon pesë diplomatë rusë

Maqedonia e Veriut dëbon pesë diplomatë rusë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar sot dëbimin e pesë diplomatëve ruse.

Ky vendim i është bërë me dije ambasadorit rus atje, Sergey Bazdnikin, i cili është thirrur të martën në ministri.

Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, diplomatët rusë kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut brenda pesë ditëve të ardhshme”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, vitin e kaluar MV-ja shpalli persona non grata dy diplomatë rusë, njëri në muajin maj dhe tjetri në gusht.

Në të dyja rastet Rusia reagoi me masa reciproke, me dëbimin e diplomatëve të Maqedonisë së Veriut nga Moska.

Maqedonia e Veriut ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Ajo ka mbështetur plotësisht sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ndërsa i është bashkuar edhe sanksioneve të Bashkimit Evropian duke mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet nga Moska dhe anasjelltas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy