Ambasadori i Britanisë së Madhe takon Dumanin: Rikonfirmojmë mbështetjen për SPAK-un

Ambasadori i Britanisë së Madhe takon Dumanin: Rikonfirmojmë mbështetjen për SPAK-un

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka shprehur mbështetjen për SPAK-un pas një takimi me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

Në një njoftim të ambasadës britanike në Tiranë në lidhje me takimin theksohet mbështetja e hetimit të krimeve zgjedhore.

Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Z. Nicholas Abbott, u takua me Z. Altin Dumani, Kreun e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un. 
Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. 
Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025
”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy