
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, me anë të një postimi në Twitter u shpreh se cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në shtatë vite burgim për numëruesit apo komisionerët e përfshirë.
Sipas tij, KQZ-ja disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.



