Ankimimet/ Braimllari: LSI nuk do të ndalet për të zbardhur të vërtetën e masakrës zgjedhore

Ankimimet/ Braimllari: LSI nuk do të ndalet për të zbardhur të vërtetën e masakrës zgjedhore

Në një dalje për mediat, lidhur me ankimimet në KAS, sekretari i LSI-së, Endrit Braimllarit pohoi se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk vlerësoi asnjë fakt nga maskara zgjedhore e 25 prillit,

Në emër të LSI-së, Braimllari tha se këto fakte tronditëse të manipulimit masiv të procesit zgjedhor nuk e kanë zgjuar SPAK që të veprojë.

Ai tha më tej se LSI nuk do të ndalet deri në fund për të zbardhur të vërtetën e masakrës zgjedhore.

Është e qartë për opinionin publik që 25 prilli ishte një masakër e vërtetë zgjedhore.

Masakra zgjedhore tani është e vërtetuar me prova dhe me fakte konkrete.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk vlerësoi asnjë fakt nga masakra zgjedhore e 25 prillit.
Refuzimi i kërkesave të opozitës për të dhënat mbi emërimet në 61 bashkitë e vendit, gjatë periudhës zgjedhore në kundërshtim me ligjin dhe Kodin Zgjedhor, rritje fiktive të ndihmës ekonomike, lejimi i ndërtimeve pa leje për interesa elektorale, fakt që e pranon dhe vetë qeveria e Rilindjes.
Masakra elektorale vijoi me shtetas që kanë votuar disa herë, në kutitë e votimit kishte më shumë fletë votimi sesa votues, numërues të rilindjes që plotësojnë me stilolaps fletët e votimit për partinë në pushtet.
Këto fakte tronditëse të manipulimit masiv të procesit zgjedhor nuk e kanë zgjuar SPAK që të veprojë për të vënë përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me ligjin dhe për të zbardhur të vërtetën për opinionin publik.
E gjithë vëmendja duhet të fokusohet tek zbardhja e masakrës zgjedhore të 25 prillit.
Sepse këto fakte tronditëse mjaftojnë për të vërtetuar që zgjedhjet e 25 prillit kanë rënë. LSI nuk do të ndalet deri në fund për të zbardhur të vërtetën e masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve“.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy