Akuzat e PD/ Mark Babani depoziton në Prokurori shenjat e gishtërinjve

Akuzat e PD/ Mark Babani depoziton në Prokurori shenjat e gishtërinjve

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Mark Babani ka depozituar shenjat e gishtërinjve në policinë shkencore, pas kërkesës së dërguar nga prokuroria.

Babani është akuzuar nga PD se ka një sërë identitetesh dhe se gjithashtu vite më parë ai është dënuar në Siçili të Italisë.

Tashmë mbetet në dorë të prokurorisë të nisë hetimet dhe të zbulojë nëse kryebashkiaku Mark Babani është dënuar në vitet 90’ në Itali, çka automatikisht do ta përjashtonte këtë të fundit nga titulli i kryebashkiakut, pasi do të kishte mashtruar në formularin e dekriminalizimit.

Kërkesa i është nisur sot me postë Babanit, i cili ka dhënë shenjat e gishtave në Prokurorinë e Përgjithshme. Më pas kjo e fundit do i dorëzojë të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy