
Të martën në Tiranë pritet të mbahet tryeza e përbashkët e diskutimit me partitë politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Ftesa ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa ftesa i është drejtuar të gjithë liderëve të forcave politike shqiptare në Maqedoninë Veriore.
Mësohet se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Bilal Kasami nga BESA, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, si dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), janë të ftuarit e takimit e 10 janarit në Tiranë.
Ende nuk bëhet me dije se çfarë përmban konkretisht agjenda e kësaj mbledhje.



