
Pavarësisht vendimit të Lulzim Bashës, i cili përjashtoi nga PD Sali Berishën, analisti Armand Shkullaku thotë se fryma në bazë në PD është e ish liderit.
Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se vendimi nuk është kërkuar nga amerikanët, por është mënyra se si operon Basha.
“PD dhe grupi i parlamentar sot janë të Bashës, fryma në bazë është e Berishës, por forumet janë të Bashës. Basha zgjidh gjëra në moment të fundit. Nuk mendoj se e kanë kërkuar amerikanët është mënyra si operon Basha”, tha Shkullaku.



