Në 24 orët e fundit, 852 persona që nuk mbanin maskën anti-COVID janë gjobitur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Të dhënat vijnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë verifikimeve dhe kontrollove që janë bërë në zbatim të protokolleve për mbrojtjen nga coronavirusi.
Shtimi i kontrolleve dhe ndëshkimi me gjobë i personave që nuk kanë vendosur maskën aty ku parashikohet, ka ardhur menjëherë pas rritjes alarmante që pësoi numri i të infektuarve me COVID-19. Vetëm një ditë më parë u shënuan 225 raste të reja të personave të infektuar.
Kjo solli edhe një mbledhje të Jashtëzakonshme të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për të analizuar përkeqësimin e situatës.
Në kushtet e kësaj situate të rënduar, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut vazhdon t’i bëjë thirrje qytetarëve që të respektojnë protokollet e miratuara nga Qeveria për parandalimin e COVID-19.



