Analisti Mentor Kikia thotë se në politikë futen njerëzit pasi duan të përfitojnë një vend pune apo një privilegj tjetër diku.
Sot ke njerëz që punën e parë të tyre shënojnë se kanë punuar ministër. Duhen kaluar hallkat dhe pastaj shkon në shkallën e fundit.
Duke folur për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se gjithçka u dëmtua rëndë nga anëtarësimet e forumeve rinore ku të rinjtë josheshin deri me marrjen e provimeve.
Nëse partia është në pushtet ata që anëtarësohen te forumi rinor i kësaj partie, kanë të sigurtë se do neglizhojnë shkollën dhe partia do ndërmjetësojë për të marrë provimet.
E kam dëgjuar vetë dhe jam shokuar dhe këtu kupton tmerrin si funksionojnë partitë. Joshen duke qenë të forumet, të ikin nga shkolla dhe i garantohet marrja e provimit.
Kështu fillojnë punësimet, fryhen administrata dhe gradualisht këta njerëz rriten në këtë lloj profesioni dhe gradualisht bëhen drejtorë.
Lidhur me sulmin me armë ndaj televizionit Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë, Kikia deklaroi se nuk do duhet të kemi qetësi deri sa të dimë se kush janë autorët dhe pse u godit Top Channel.
Në asnjë vend media nuk është plotësisht e lirë dhe është vazhdimisht në konflikt me qeverinë.
Problemi i madh që ka rënë media është se nga armike janë bërë aleate me qeverinë dhe këtë po e përfitojnë pronarët, në dëm të cilësisë së bërjes së lajmeve.
Teknologjia ka vënë në vështirësi median, ka falimentuar shtypin. Nuk e lexoj shtypin e shkruar se nuk ka çfarë nxjerrë, se redaksitë janë vetëm me 2-3 veta, sa për të thënë se del.
Thjesht çështje nostalgjie se nuk shikoj njeri të blej shtypin. Online ka transformuar gjithçka në këtë botë dhe është duke goditur televizionin aktualisht dhe në përpjekje për të gjetur audiencë televizioni është kapur me thonj mbas dy formateve, mes show-t që sa më shumë degjeneron, aq më shumë tërheq dhe show-t tjetër politik.
Ku janë 30 emisione politike çdo natë dhe ku suksesi më i madh është sherri dhe portalet që prodhojnë se çfarë i tha ky atij.
Kjo prodhon të vetmen menu për audiencë dhe nëse flet për probleme të tjera, po nuk pati grintë politike dhe sherr s’ka.
Kjo po prodhon një tjetër krizë, se media nuk po e kërkon zgjidhjen te cilësia dhe standardi. Media nuk duhet të shkojë pas shijes banale të audiencës.



