
Kryeministri Edi Rama, në një takim me gratë e vajzat e Elbasanit, tha se përfaqësimi i tyre është rritur në çdo institucion të vendit. Rama theksoi se nuk duhet të kthehemi pas në kohë, pasi do të bëjmë gabime si në të kaluarën, por shtoi se me mund dhe durim duhet të vazhdohet përpara me Partinë Socialiste.
“Shqipëria për tu bërë e ardhmja jonë kërkon, punë e sakrifica dhe nuk bëhet me receta magjike. Këtu në Elbasan ju jeni të vetëdijshme se sa shumë është bërë për ta kthyer këtë zonë në një zonë të qetë, me siguri, ku mund të marrësh frymë lirisht që mos ndjehesh i kërcënuar nga plehrat që digjen pranë shtëpisë. Të gjitha këto janë arsye që tregojnë se kush ka bërë këto mund të bëjë më shumë”, tha Rama.
Më tej në fjalën e tij kryeministri u shpreh se sot në qeveri më shumë se gjysma përfaqësohet nga gra që kanë marrë përgjegjësi.
Po ashtu ai deklaroi se është hedhur një bazë shumë e fortë për të transformuar qytetin e Elbasanit në një vend turistik dhe për t’i dhënë sipërmarrjes së vogël në zonë, një fuqi të shtuar.
“Historitë e suksesit të grave dhe vajzave janë shumë më tepër se në të shkuarën. Sot vërtet duket e zakonshme, por për të arritur këtu u desh një udhëheqje e madhe e Partisë Socialiste. Ne nuk duhet të biem pre e kënaqësisë për gjërat që kemi bërë sepse ka plot njerëz që kanë humbur durimin, por ju them se nuk ka rrugë tjetër.
Këtu në Elbasan ju jeni të vetëdijshme se sa shumë është bërë për ta kthyer këtë zonë në një zonë të qetë, me siguri, ku mund të marrësh frymë lirisht që mos ndjehesh i kërcënuar nga plehrat që digjen pranë shtëpisë. Të gjitha këto janë arsye që tregojnë se kush ka bërë këto mund të bëjë më shumë. Këto i ka bërë fuqia për ta parë të ardhmen si sfidë dhe për të besuar,që po, ky vend bëhet dhe ne së bashku këtë vend do ta bëjmë”, u shpreh Rama.



