"Check up", Vokshi: Koncesioni më korruptiv i qeverisë 'Rama'

"Check up", Vokshi: Koncesioni më korruptiv i qeverisë 'Rama'

Deputetja e PD, Albana Vokshi në një konferencë për shtyp mesditën e sotme akuzoi qeverinë për koncesionin e kontrollit shëndetësor.

“Koncesioni i kontrollit shëndetësor për të cilën Rama krenohet më shumë, është faktuar si koncesioni më korruptiv dhe më i dështuar, ose si prova se çfarë shteti po ndërton Rama.

Check-up është më i dështuar se vetëm 26% e shqiptarëve që e përfitojnë atë.

1.7 mln euro në 2015, 2.3 mln euro në 2016, 4 mln euro për një shërbim të padhënë është provë se Check-up nuk është falas si thotë Rama, por është kthyer në një shërbim shumë herë më të shtrenjtë.

Sipas kontratës kjo do të paguhet 7 mln euro dhe sikur chek-up-in ta kryejë një njeri i vetëm,” tha ajo.

Reagimi i Albana Vokshit

Konçesioni i kontrollit shëndetësor checkup, për të cilin Edi Rama krenohet më shumë, është faktuar me shifra zyrtare si konçesioni më korruptiv dhe më i dështuar ose si prova se çfarë shteti ai po ndërton.   

Check up është më i dështuari, sepse vetëm 26 përqind e shqiptarëve që e përfitojnë, e kanë kryer këtë shërbim pavarësisht kushtëzimit të ndihmës ekonomike dhe vizitat e të sëmurëve kronikë. 

Check up është më korruptivi, sepse vetëm për dy vitet e para të konçesionit të check up-it, pa përfshirë 2017-ën, klientja e Edi Ramës, Vilma Nushi, ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 4 milionë euro për rreth 250 mijë analiza të pabëra asnjëherë. 1,7 milionë euro në 2015-ën dhe 2.3 milionë euro në 2016-ën, siç tregohet edhe në tabelën e Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

4 milionë euro për një shërbim të padhënë, është provë se check-up jo vetëm nuk është falas, siç thotë Edi Rama, por me këtë konçesion, kontrolli shëndetësor  është kthyer në një shërbim disa herë më i shtrenjtë.

Ky përfitim marramendës është parashikuar në kontratën e Edi Ramës me klienten e tij Vilma Nushi, e cila do të vazhdojë të paguhet 7 milionë euro në vit, edhe sikur check up-in ta kryejë një shqiptar i vetëm. Kjo është arsyeja pse Edi Rama prej dy vjetësh refuzon ta bëjë publike këtë kontratë zhvatëse për shqiptarët, si dhe çdo kontratë tjetër konçesionare në shëndetësi.

4 milionë euro që fiton klientja e Edi Ramës, pa bërë asnjë shërbim, do të mjaftonin për të mbuluar nevojat për kurimin e të gjithë pacientëve të onkologjikut, për të cilët sot mungojnë barnat. 4 milionë euro do të mjaftonin për të rritur pagat e për shpërblimet për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor.

Vilma Nushi nuk është e vetmja që përfiton para publike. Për konçesionet në shëndetësi, buxheti i vitit 2018 parashikon 40 milionë euro për 4 miq të Edi Ramës dhe familjes së tij. 40 milionë euro që do të mbulonin nevojat me pajisje dhe barna për të gjithë spitalet e Shqipërisë.

Nëse vettingu do të ketë sukses, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duhet ta nisë zbatimin e reformës në drejtësi me aferat korruptive në shëndetësi. Kallëzimi Penal nga Partia Demokratike është aty prej më shumë se një viti.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy