Lëvizja/ Zonja: Grupi po i bën elektroshok PD-së. Gupi: Po negociojnë interesa të vogla

Lëvizja/ Zonja: Grupi po i bën elektroshok PD-së. Gupi: Po negociojnë interesa të vogla

I pyetur nëse ka një lëvizje të re brenda PD-së, gazetari Sebastian Zonja tha në emisionin “Zonë e Lirë” se kemi të bëjmë me një grup që po i bën elektroshok partisë, duke vënë në dukje se kupola është e palidhur me bazën. Ndërkaq avokati Marsid Gupi mendon që grupi në fjalë po negocion interesa të vogla, dhe personat në fjalë s’janë realë në aksionin e tyre. 

 

Zonja tha:

“Kemi një grup që po i bën elektroshok PD-së. Kupola është e palidhur me bazën, duke qenë se 300 veta dalin në protestë. Ajo që kuptohet është që ky është një elektroshok që po i bëhet PD-së. PD nëse nuk riformatohet në 6 muajit e ardhshëm, mbyll qepenin. Këta persona po i bëjnë elektroshok një subjekti politik që është në koma. Që nëse brenda një viti s’bën zgjedhje në bazë, nuk rregullon gjërat, ai mbyll qepenin”.

Gupi u shpreh:

 

“Problemi kryesor është neni Basha, që ishte edhe arsyeja e rikthimit të Berishës. Kryetari i partisë ose do sigurojë provat që zgjedhjet janë vjedhur, ose duhet të largohet automatikisht. Duket si koncesion, që duan të negociojnë pozicionet, dhe besoj që është edhe në favor të Berishës, është një deal. Këta janë vegla të doktorit, dhe është fake. S’janë realë në aktet politike. Negociojnë interesa të vogla”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy