
Ka përfunduar pa marrëveshje takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Takimi u ndërmjetësua nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka publikuar një mesazh nga takimi që po mbahet në Bruksel mes tij, kryeministrit Albin Kurti, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
“Një takim i vështirë. Ashtu siç është pritur. Nuk ka dorëzim“, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.
Takimi i radhës pritet të mbahet më 18 mars. Pas pak në një konferencë për media për të folur për takimin, pritet të dalë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Nis takimi Kurti-Vuçiç, pritet që palët të pranojnë draftin franko-gjerman
Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, në Bruksel. Tema kryesore është plani franko-gjerman.
Raportohet për frymë pozitive të takimeve dhe pritet nëse palët do të pranojnë ose jo zyrtarisht draftin franko-gjerman.
Ndërkohë takimi ndërmjetësohet nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisari special Mirosllav Lajçak.
Pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë për media nga Joseph Borrell. Kurti e Vuçiç kanë pasur takim më herët edhe me emisarin amerikan Gabriel Escobar.
Evropianët dhe amerikanët e konsiderojnë takimin e sotëm si më të rëndësishmin sepse do t’i jap një dinamikë të re raporteve.
Në plan parashihet edhe që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe që palët të mos e pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Në anën tjetër, për Kurtin sfida më e madhe peshon te krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.



