Mazhoranca gjeti gjuhën e konsensusit me Enkelejd Alibeajn për nisjen e procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Ndonëse i shkarkuar nga kuvendi I 30 Prillit, Alibeaj dhe dakordësinë e tij si kryetar i grupit parlamentar demokrat në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Pavarësisht kërkesës së kreut të partisë republikane, Fatmir Mediu, për përfshirje të gjithë deputetëve dhe partive politike në këtë proces, Balla u tregua i prerë.
Deri më 15 maj, në kuvend do të dorëzohen emrat e propozuar si kandidatë për presidentë, ku secili prej tyre nuk duhet të ketë më pak se 20 firma deputetësh. Krahas këtyre emrave në shqyrtim do të jenë edhe propozimet e ardhura nga qytetarët përmes emailit dhe grupet e interesit.



