Sejamini: Politika ka kriminalizuar Krujën, fatkeqësi kjo që i bëhet veriut të Shqipërisë

Sejamini: Politika ka kriminalizuar Krujën, fatkeqësi kjo që i bëhet veriut të Shqipërisë

Analisti Neritan Sejamini ka komentuar në studion e Të Paekspozuarit në MCN TV ngjarjen e ndodhur në Fushë Krujë ku shkak u bë gurorja në pronësi të fisit Rraja. Ai tha se Durrësi është qarku i dytë për nga rëndësia territoriale pas Tiranës dhe ka si pjesë dhe Krujën dhe Fushë Krujën. Duke sjellë në vëmendje deputetët që ka pasur Durrësi, ai tha se është Koka, Çyrbja i lidhur me interesa të fortësh dhe Rraja, pra sipas tij Durrësin, Rama ja ka besuar këtyre njerëzve. “Në 2021 LSI ka humbur një mandat në qarkun e Durrësit për 50-60 vota dhe ku i ka humbur këto pikërisht në Krujë dhe e fundit në bashkinë Krujës ka 3 deputetë një është i PS dhe tjetri i PD dhe për të marrë një deputet politika ka kriminalizuar Krujën. Rraja është bashkimi në një, politikan ka qenë 6 vjet deputet, është biznesmen, është dhe i fortë, prandaj e kemi të bashkuar në një. Veriun e Shqipërisë përgjithësisht Rama ja ka deleguar këtyre dhe kjo është një fatkeqësi dhe krim që i bëhet veriut të Shqipërisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy