
Me miratimin e projektligjit, qeveria i ka hapur rrugë projektit që parashikon shembjen e teatrit ekzistues dhe ndërtimin e një të riu. Pavarësisht protestave thuajse të përditshme nga artistët dhe opozita, qeveria nuk tërhiqet nga ky projekt. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha nga Berati ku mori pjesë në aktivitetet për 10 vjetorin e përfshirjes së qytetit në mbrojtjen e UNESCO-s se do të nisin negociatat.
Deri në përfundim të ndërtesës së re, Teatri Kombëtar do të zhvendoset te godina e Aturbinës, e cila u inagurua pak ditë më parë.
Thirrja e fundit për të dëgjuar edhe zërin e qytetarëve erdhi nga ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin. Kjo e fundit tha një ditë më parë se qeveria duhet të negociojë për një zgjidhje përfituese për qytetarët, ndërsa konfirmoi se zyra e Bashkimit Europian në Tiranë do të shprehë qëndrimin zyrtar, pas shqyrtimit të procedurave ligjore të këtij projekti.



