Protestuesit e PD janë përleshur herë pas here me policët, që janë bërë gardh për të mbrojtur institucionet.
Gazetarja Oliverda Allmuca nga Bashkia e Tiranës në një lidhje me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ bënë me dije se protestuesit janë parë duke u konfliktuar fizikisht me efektivët e policisë.
Ata kanë pasur si synim ti vënë flakën bashkisë së Bashkisë duke qenë se është dërrasë dhe më e lehtë për tu djegur.
Situata po eskalon ku protestuesit po shkulin dhe kangjellat, ndërsa nga hedhja e molotovëve dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur të cilët janë marrë nga ambulanca.
Nga burimet e protestuesve është mësuar se një pjesë do shkojnë poshtë shtëpisë së Sali Berrishës, ndërsa një pjesë mendohet të shkojnë deri te shtëpia e Ramës në Surrel.



