Ambasadori italian në Elbasan: Do jemi pranë çdo qeverie që do dalë nga zgjedhjet

Ambasadori italian në Elbasan: Do jemi pranë çdo qeverie që do dalë nga zgjedhjet

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci ishte sot në Elbasan, nga ku ka zhvilluar takime me drejtuesit e partive politike.

Në një prononcim për mediat, diplomati italian tha se procesi i zgjedhjeve është një moment i shenjtë dhe se Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga shqiptarët, për ta dërguar sa më pranë Evropës.

“Unë erdha në Elbasan për të takuar drejtuesit e partive politike. Kam ardhur këtu sepse zgjedhjet për një demokraci janë një moment i shenjtë një moment i rëndësishëm, momenti kur populli vendos se kush do që ta drejtojë. Shqipëria për italinë është një vend i veçantë dhe ne kemi raporte që na lidhin në një mënyrë shumë të forte. Në Itali ka shumë vëmendje për zgjedhjet e ardhshme. Unë marrë shumë mesazhe çdo ditë nga njërëz që janë të interesuar për situatën në Shqipëri. Ne nuk bëjmë tifo për asnjë parti. Ne bëjmë tifo për popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Shqipëria meriton një qeveri të zgjedhur nga shqiptarët për të zgjidhur probolemet e shqiptarëve, që ta çojë Shqipërinë gjithnjë e më pranë Europës.”

Bucci tha se Italia vlerëson zhvillimin që ka bërë Shqipëria dhe se do të vazhdojë t'i qëndrojë pranë asaj dhe qeverisë që do të zgjidhet më 25 prill. Bucci tha se vendi ka ende shumë për të bërë në çdo drejtim.

"Është përmirësuar në të gjitha drejtimet. Ka ende për të bërë. Ka për të bërë në çdo drejtim. Do të vijojmë t'i qëndrojmë pranë Shqipërisë, dhe qeverisë së saj kushdo të fitojë zgjedhjet. I urojmë sukses të gjithëve", tha Bucci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy