Ish-deputeti Nard Ndoka thotë se Ilir Meta i ka të gjitha çfarë ka një politikan.
Ilir Meta i ka 100%, një lojtar i vendosur në kauzat e tij, është i vetmi personazh në politikën shqiptare që i ka kaluar të gjitha pozicionet e drejtimit të shtetit.
Rama po përpiqet të bëhet dhe President, prandaj vuri dhe Bajram Begaj, që ta ketë vendin e lirshëm.
Si President, prisja që Begaj do kishte një rol tjetër institucional. Rama gjeti një personazh si Bajrami që referon pjesën institucionale.
Ky është një person që e vlerëson Rama, është respekti institucional. Meta çfarë ka një politikan të mira dhe të këqija i ka 100%.
Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, Ndoka rrëfeu se me Metën kanë qëndruar disa ditë në grevë urie në Kuvend bashkë, ku nga ajo periudhë u shemb sistemin zgjedhor.
Unë kam qenë kryetar partie dhe Meta, disa deputetë të LSI dhe Petro Koçi, kryetari i PSV 91.
Ajo ka qenë pjesa kulmore që kam pasur me Metën, duhej një kauzë e përbashkët që të tregonte se është “qen” i kauzave, kokëfortë.
Ka një nuhatje që se ka njeri. LSI është parti elektorale, ndërsa Ilir Meta është politikan që futet, penetron.
Për çfarë nuk e kanë akuzuar, për gjithfarë gjërash dhe blof kanë dalë. 5 vjet e ka sulmuar Rama si President, me mocione, pa mocione.
Meta i respekton marrëveshjet, edhe në pjesën politike edhe në raport me Ramën. Përveç aksioneve politike ku ka qenë shumë korrekt, por thonë bashkëpunëtorët e tij që e ka këtë veti.



