Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj e cilësoi si skandal faktin që sot është dita e fundit për Reformën Zgjedhore dhe parlamenti konsiderohet sikur i është kthyer normalitetit.
Ai tha se kjo qeveri duhet të jetë e hapur me qytetarët dhe të pranojnë se nuk i duan listat e hapura dhe votën e diasporës. Sipas tij, heshtja është Pazar në kurriz të shqiptarëve.
Anormaliteti vijon sot kur salla hesht, kur sot është dita e fundit për “Zgjedhoren”. Sot në rend duhet projektligji i depozituar nga opozita, ku është normalitet e sinqeritet.
Sot është dita e fundit e komisionit të reformës zgjedhore dhe ky parlament e ka për detyrë të nxjerr sot në rendin e ditës produktin që projektligji i depozituar nga PD këtu e 15 muaj më parë.
Ky është normaliteti dhe sinqeriteti në kuvend. Ne kemi propozuar votën e diasporës, listat e hapura ndaj kërkesa ime për këtë parlament është të marrim pak kurajë dhe të votojmë qoftë dhe kundër dhe ti flasim shqiptarëve dhe të pranojnë se duan të përjashtojnë diasporën nga vota, se nuk duan listat e hapura të pranojnë ti dhurojnë Ramës 6 mandate në tavolinë dhe pastaj të dalin përballë medias dhe qytetarëve.
Kjo është një procedurë që duhet të ndodhë tani dhe jo të heshtim sepse heshtja është pazar në kurriz të shqiptarëve dhe për të mbrojtur politikën e vjetër 34 vjeçare sepse ata kanë frikë nga drejtësia, por ky nuk mund të jetë një parlament i frikës. Të hapim letrat dhe të jemi të sinqertë dhe të tregojmë se sa kurajoz jemi.



