5 për qind e GDP për NATO-n? Kulla: Europianët s’mund të bëjnë më “të fortin” me paratë e SHBA-ve 

5 për qind e GDP për NATO-n? Kulla: Europianët s’mund të bëjnë më “të fortin” me paratë e SHBA-ve 

Eksperti i Sigurisë Ilir Kulla mendon që vendet e NATO-s do jenë të detyruara të paguajnë 5 për qind të GDP-së për aleancën në rast se futet si kusht.

Duke folur në emisionin "Zonë e Lirë" Kulla tha që europianët nuk mund të bëjnë më “të fortin” me paratë e Amerikës.

Në momentin që futet si kusht për të qenë brenda NATO-s do ta paguajnë të gjithë si çeço. Oferta e Trump-it në anglisht quhet “in or out”, “brenda apo jashtë”, nuk diskutohet Shqipëria. Buxhetet do rriten zëshëm, do dyfishohen. Europa ishte mësuar deri tani që ushtrinë e ka Amerika, paratë i ka Amerika, dhe këta bënin të fortin. Sot Europa konsideron si kërcënimin nr.1 Rusinë. Europa ka krijuar një të ashtuquajturën ushtri europiane. Ushtria e BE hante 15 miliardë në vit kot, pa bërë asgjë. Është projekti i Francës dhe Gjermanisë. Trump thotë hidhni njëherë lekët te NATO, pastaj po të doni vazhdoni me ushtri europiane. Unë mendoj që Trump e ka shumë seriozisht, sepse është mënyra e vetme që NATO të mbijetojë dhe të ketë kontrollin e gjithë Hemisferës së Veriut.  Në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Holandë, teza kryesore dhe lufta kryesore për të mbajtur NATO-n në këmbë është pikërisht rritja e buxhetit. A do negociojnë që nga 5 të kalojnë 4, apo 3, është një gjë, por buxheti i NATO-s do duhet të dyfishohet se ke ushtri që janë OJQ, si Mali i Zi, Shqipëria, etj”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy