Mbështetja për fermerët ka vënë sërish përballë socialistët. Ministrja e Bujqësisë Frida Kricfa tha nga Lushnja se fermerët po mbështeten si asnjëherë më parë me buxhet. Por nga Divjaka deputeti Erion Braçe ironizoi Bordin e Transparencës dhe apeloi që shteti të mbështesë prodhimin vendas.



