Amnistia penale, Basha: Aleancë anti-SPAK, favorizon zyrtarë të korruptuar

Amnistia penale, Basha: Aleancë anti-SPAK, favorizon zyrtarë të korruptuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ku e akuzoi këtë të fundit për pazare me Ramën për amnistinë penale.

Basha tha se pakti është një alenacë anti-SPAK që të lirohen zyrtarët e dënuar për korrupsion.

Propozimi i partisë socialiste me mbështetjen e pazarxhinjve të partisë socialiste e kthen votën atyre që i thonë vetes opozitë në votë të një aneksi të partisë socialiste, një kamerdare për Edi Ramën. Së dyti jep një sinjal të qartë kundër SPAK-ut. Pra është aleanca anti-SPAK, sepse sinjali është ju i dënoni zyrtarët, ne i lirojmë me amnisti.

Kur në fakt dënimi i zyrtarëve të çdo rangu, në veçanti për shembull hetimi dhe dënimi i drejtorëve të korrupstuar, duhet të çojë në hetimin dhe dënimin e shefave të këtyre drejtorëve, përgjegjësve politik të korrupsionit. Sepse të gjithë e dimë që në këtë vend korrupsioni ka një përgjegjësi politike nga kryeministri dhe ministrat, deri te drejtorët.

Më tej ai shtoi se duke amnistuar drejtorët dhe zyrtarët të dënuar nga SPAK-u për korrupsion, dalin ‘hapur petët e lakrorit’, kuptohet se cili është pazari me partinë socialiste.

Është një aleancë anti-SPAK ku shqetësimi i vetëm është SPAK-u, shqetësimi i vetëm janë të dënuarit për korrupsion. Njëkohësisht dua t’i bëj një thirrje kujtdo që e konsideron veten opozitar në atë sallë, t’i largohet këtij pazari të ndyrë, pasi është një kamerdare për Edi Ramën.

Kamerdare në një kohë kur qeveria e tij është e zhytur në skandale korrupsioni dhe është po kështu një aleancë anti-SPAK. Partia Demokratike e refuzon këtë pazar dhe sigurisht nuk mund të jetë pjesë e kësaj pseudoamnistie nga e cila përfitojnë zyrtarët e korruptuar, por nuk përfitojnë protestuesit që u ngritën kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy