‘Sistemi aktual i pranimit në universitet është më i miri, ofron transparencë dhe bazohet tek merita” ka deklaruar Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla këtë të enjte në Parlament.
Ajo ka vijuar qëndrimin e saj pro reformës duke kërkuar nga deputetët si të majtë dhe të djathtë që të mos përdorin shqetësimin e maturantëve për qëllime politike.
Niklolla ka replikuar edhe me deputetin Blushi duke i thënë se mbahet mend për fjalë dhe jo për punë.



