Kikia: Kanabizimi lulëzoi në kohën e Tahirit, pasojat po ndjehen sot duke prishur konkurrencën e ndershme

Kikia: Kanabizimi lulëzoi në kohën e Tahirit, pasojat po ndjehen sot duke prishur konkurrencën e ndershme

Gazetari Mentor Kikia në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV lidhur me çështjen e arrestimit të Tahirit deklaroi se në kohën e tij si ministër ishte periudha kur në vend lulëzoi më shumë kanabisi.

Sipas tij pasojat e asaj periudhe po ndjehen edhe sot, pasi paratë e kanabisit të asaj kohe ka prishur rregullat e konkurencës së ndershme.

Është një çështje shumë komplekse po po e ndaj në tre këndvështrime, penal, politik dhe publik. U fol gjerë e gjatë për çështjet teknike, Tani referoi disa nga pikat e karrierës së ministrit nw këndvështrimit e pasojës që vinte nga mosfunksionimi i policisë, inkriminimit. Kur kishte drejtimin e policisë zoti Tahiri, Shqipëria pësoi kanabizimin më masiv që vendi kishte parë në historinë e tri dekadave të fundit. Ishte një kriminalizim që pësoi shoqëria shqiptare që po vuan ende, ekonomia që po vuan ende, kanabizimi i asaj kohe ka prishur rregullat sepse ajo para po investohet dhe ka prishur rregullat e konkurrencës së ndershme. Përgjegjësia është jo thjesht politike, janë një mijë të zeza që janë prishuar nga mosveprimi i policisë sepse ai masivizim nuk mund të bëhej pa dijeninë e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy