Jaku: Situata politike është e tensionuar, fushata 45- ditore është në shërbim të qytetarëve

Jaku: Situata politike është e tensionuar, fushata 45- ditore është në shërbim të qytetarëve

Ish prefekti i Lezhës Gjok Jaku, i cili tashmë është reshtuar në radhët e Partisë Agrare Ambientaliste të Dukës, në MCN Live deklaroi se situata politike është e tensionuar, ndërsa shtoi se 45 ditët e fushatës do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Ai tha se opozita ka problemet e saj tashmë të krijuara ndër vite, por që i ka kapacitete njerëzore dhe është e gatshme të përballojë fushatën.

Në një garë situata politike është mjaft e ngarkuar dhe tensionuar, është detyra jonë të bëjmë gjithçka që është e mundur të mos e acarojmë dhe më tej këtë situatë dhe qeverisja e bashkive në rastin tonë duhet ti shërbejë qytetarëve pavarësisht aspektit të saj politik. Ligjërisht siç e përcakton kodi i zgjedhjeve 45 ditë do kemi kohë të shpalosim platformat por dhe të adresojmë problematikat që kemi bindjen se duhen adresuar, e gjitha kjo në shërbim të qytetarëve. Opozita ka problemet e saj që janë krijuar ndër vite, por mendoj se e gjithë opozita nuk ka pse thuhet vetëm në kuadër të PD, pasi ka parti të tjera opozitare dhe popull opozitar. Unë kam bindjen time të plotë se nga një moment në tjetrin, këto probleme do të sheshohen sepse ne jetojmë në një territor të vogël ku të gjithë e njohim njeri tjetrit dhe kemi të gjitha mundësitë për të kapërcyer mosmarrëveshjet dhe duhet të largojmë drejtuesin e sotëm të bashkisë në Lezhë. Opozita ka kapacitete njerëzore dhe sigurisht një solidaritet që do të rritet për të përballuar fushatën. Ne jemi të rreshtuar në opozitë dhe po punojmë maksimalisht për kapacitet njerëzore, votues të majtë apo të djathtë që janë të zhgënjyer dhe që nuk ndjehen të përfaqësuar. PAA do të jetë faktor i rëndësishëm në fitoren e PD.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy