Kreu i PD-së Sali Berisha nga studio e emisionit ‘Të Pa ekspozuar’ në MCN TV duke folur për koalicionin me Partinë e Lirisë, e cilësoi Ilir Metën si një politikan të lirë. Ai tha se mund të ishte sot në cilindo post ministror të Edi Ramës, por Meta zgjodhi të bëhet opozitë e tij. Sipas tij, Meta është politikan i lirë nga Berisha dhe Rama.
Ilir Meta fakton se është një politikan i lirë dhe gjithë kjo që i bëhet Metës, këto sulme i bëhen se bëri koalicion me Berishën dhe ata e dinë se kjo përbën një shtesë rreziku për ta. Ndërsa Alibeaj është një peng që lexon ato që i çon zyra e Fugës. Ilir Meta faktoi se është politikan i lirë, ai mund të ishte sot në cilin do post ministror të Edi Ramës, por Meta ka zgjedhur të bëhet opozitë e Ramës për t’i shërbyer vendit.
Meta është politikan i lirë nga Berisha dhe i lirë nga Rama. Një njeri i lirë nuk merr dot vendimet për lirinë e vet, për lirinë e tij tregojnë qëllimet e tij. Edi Rama u përpoq të bënte gjithçka kundër Ilir Metës dhe dështoi se të merresh me emaile dhe të futësh ish spiuna dhe të bësh lojë të tillë sot pas 32 vitesh dhe prandaj u mërzit ai se e gjeti veten njeri pa karakter dhe shkoj ndryshoi ligjin për Ilir Metën.



