
Lëvizja Socialiste për Integrim do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një sërë ligjesh të miratuara nga parlamenti gjatë legjislaturës së kaluar.
Sipas përfaqësueses së LSI, Silva Caka, ligji për vetëqeverisjen vendore, cenon transparencën e këshillave bashkiakë.
Kemi gjykuar një ligj antikushtetues. Ligji synon që të tjetërsojë kompetencat e këshillit bashkiak, synon që kalimin dhe tjetërsimet e pronave ti bëjë në mënyrë jo transparente. Ishte komisioni i Venecias ai që rekomandonte se çështje me interes publik, duhet të kalonin përmes votimit me shumicë të cilësuar dhe jo me shumicë të thjeshtë, është ky kontroll, zëri ndryshe ai që përcakton se cili është interesi më i madh i qytetarëve. LSI ka në plan të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese një masë të madhe ligjesh që i kemi punuar gjatë kësaj kohe. Ne duhet të mos mbesim më në rrafshin e denoncimeve, çdo ligj që ne e konsiderojmë që shkel interesin e qytetarëve.



