
Pas Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK deklaruan se nuk do të marrin pjesë në komisionin antikorrupsion që njihet si komisioni “Xhafaj”.
Këtë fakt, gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se megjithatë kërkesa nga Xhafaj ishte bërë me 31 korrik, dhe me gjasë përgjigja u vonuar me dy muaj, që koincidon me dënimin e deputetit Ervin Salianji.
Kërkesa e z.Xhafaj për komisionet është bërë më 31 korrik, sot jemi me 3 tetor, përgjigja ka vonuar dy muaj, dhe duket se është më tepër operacion imazhi.
Xhafaj është politikan dhe jurist i vjetër dhe e di se të ftosh përfqësuesin e Gjykatës Kushtetuese dhe të bashkëpunosh me ty është konflikt interesi i pastër.
Mua më ngre dyshim fakti se pse kjo përgjigje u vonua dy muaj, u vonua pikërisht në këto ditë, se u dënuar Ervin Salinaji dhe këtu ndërtohet fabula se institucionet e drejtësisë në Shqipëri janë të pavarura dhe nuk kanë lidhje me pushtetin legjislativ.



