Gjergj Bojaxhi tregon se nuk e ka mohuar asnjëherë që ka qenë i djathtë, por thotë se ai mund të jetë personi i fundit që Sali Berisha mund të merrte në telefon.
Ka disa njerëz që nuk kanë nevojë për telefonatë, ata i afrohen vetë një partie, kur janë të bindur se rregullat e lojës, nuk janë si dikur.
Rregullat e lojës janë që po nuk je në frymën e kryetarit dhe nuk je pjesë e një grupi që bie dakord për rregullat e pashkruajtura, atëherë nuk ke të ardhme në politikë.
Idealizëm kam akoma, naivitet nuk kam. Ajo periudha e moshës, e kohës, ka ikur.
Energjitë nuk është se nuk jemi të gatshëm ti japim, por jemi shumë më të kujdesshëm.
Në “Bilardo” në MCN Tv, ai Bojaxhi tregoi se kur ngjiti Everestin për 100-vjetorin e Pavarësisë, ishte në një ekip prej 6 vetësh, ishte dhe drejtuesi i ekipit, por arriti i pari afër majës.
Kam arritur i pari në mal dhe kam pritur rreth 20-30 metra oshtë majës, për 15-20 minuta sa erdhën dy të tjerë dhe pastaj ne të tre e kemi ngjitur majën të tre, duke u kapur për krahu, si autobusi i Kuçit.
Se mbas 2007 e këtej modeli që kemi ne si shoqëri ishte një Kryeministër që thyente rekordet e veta të notit, ngjiste murin kinez, dhe pavarësisht se për mua do ishte krenari e madhe që unë isha shqiptari i parë që e ngjita, e sakrifikova këtë gjë në mënyrë që shqiptarët në televizor të shikonin që ishte një ekip me tre veta, jo një individ.
Aq më tepër drejtori i KESH. E di që jemi në periudhën që njerëzit duan individin dhe në kushtet që jemi si shoqëri, ne këta individë na kanë marrë në qafë.
Në momentin që ndërtojmë modele ku kryetari i partisë është absolut ku individi që ne votojmë kontrollon çdo gjë dhe vendos kush do bëjë karrierë politike, nuk ka rëndësi kë vendosim, do përfundojmë te modeli që ne shajmë përditë.
Në momentin që kontrollon mekanizmat që bëjnë vlerësimin, përfundon në gropën ku kemi përfunduar ne.
Sipas tij, Edi Rama është totalisht një politikan që po e shkatërron këtë vend personalisht.
Por ai e cilësoi si diçka të pavlerë që të lodhemi të zëvendësojmë këtë njeri me këtë model, me një njeri që ka po këtë model, ndonëse tha se e kupton që disa njerëz do votojnë totalisht për militantizëm dhe çështje emocionale.
Nëse kjo shoqëri ka një përqindje racionale, i bën me llogari gjërat, jo me emocione, ç’rëndësi ka nëse hajduti është i djathtë apo i majtë, njëlloj do vidhemi.
Zgjidhja nuk është të zëvendësojmë këtë hajdut me një tjetër, të keqen më të madhe me një më të vogël. Kemi 30 vjet që po të pyesim secilin, do thotë që kemi zgjedhur të keqen më të vogël.
Mund të zgjedhim me votë. Ka sa të duash kapacitete shoqëria. Kapacitetet dalin kur me votë shoqëria thotë unë kam nevojë për këtë model.
U bë gara e Tiranës, ishte dhe Arlind Qorri që është kandidat i majtë, ideologjikisht shumë i majtë.
Për mua është për tu vlerësuar, se më duket i sinqertë në ato që ka bërë dhe luftuar deri më sot dhe për mua është model i mirë që shoqëria ta shikojë dhe të thotë që ne mendojmë si ky.
Në zgjedhjet lokale ke dy fletë votimi, për kandidatin dhe partinë. Për zgjedhje të përgjithshme një fletë ka dhe aty mblidhet rripi dhe tendenca e qytetarëve është që kanë shkuar në llogoret e vjetra.
Duket si përqindje e ulët votimi, por përqindja e votimit është relativisht e mirë, se në lista janë aq në njerëz po të marrësh parasysh se sa njerëz janë në Shqipëri, përqindja është goxha e lartë.
Nuk lënë emigrantët të votojnë. Por për aq kohë sa klasa politike që ne kemi janë të pacipë se nuk është se ti thua do bojkotoj.
Sinjal është kur ti shkon dhe i vë kryq fletës, kjo do ishte më proaktive. Kjo do ishte sinjal, kur 50 mijë vetë i vënë kryqin fletës.



