Çani: Arsyet e vërteta të shkarkimit të presidentit Ilir Meta

Çani: Arsyet e vërteta të shkarkimit të presidentit Ilir Meta

Deklaratat e forta të presidentit Ilir Meta gjatë fushatës elektorale sipas gazetarit Arian Çani nuk janë arsyet e vërteta të shkarkimit të tij nga Kuvendi.

Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani tha se Meta edhe mund të mos ishte shkarkuar, por siç u shpreh ai, presidenti ka nervozuar Ramën duke mos i dekretuar ministrat dhe duke e detyruar atë të qëndrojë ministër i Jashtëm.

“Ia lanë në dorë të gjitha të gjatit, pse të mos luajë ai. Unë po të isha në vend të tij, do bëja edhe më keq. Përtej diskursit politik, unë mendoj se politikisht Meta riskoi fort, u bë palë, çfarë nuk bëri gjatë fushatës, nuk pati asnjë lloj freni dhe prapë mund të them që mund të rrinte, por ai e ka nervozuar Ramën disa herë dhe e detyroi të ishte ministër i Jashtëm se nuk i firmoste dekretet. Deri në fund të mandatit të dytë edhe mund ta shtynte me atë “Ilir kujdes së do të heq”, tani me të tretin të cilin e dinte që do ta merrte është ndryshe. Meta ka qenë mbrojtës i demokracisë në shumë raste në vend, por problemi nuk është të jesh më i miri, por më i forti”, tha Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy