
“Do vijë dita që Erion Veliaj nuk do ta mohojë dot këtë, është i përfshirë kokë e këmbë”. Kështu u shpreh gazetari Armand Shkullaku mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV lidhur me marrjen e të dhënave të qytetarëve në e-Albania.
Siç u shpreh Shkullaku kjo është shkelje ligjore e pastër dhe se është hyrë në e-Albania dhe janë marrë të dhënat nga PS.
“Do vijë dita që Veliaj nuk do ta mohojë dot këtë. Ata kanë hyrë dhe kanë marrë të dhënat e 910 mijë qytetarëve dhe kanë përdorur të dhënat. Ai është i përfshirë kokë e këmbë, kjo është një shkelje ligjore e pastër, ata janë të kapur këtë radhë”, tha Shkullaku.
Ndërkohë gazetari Arian Çani shtoi se në këtë rast drejtësia duhej të kishte reaguar dhe për 24 orë duhej të ishte marrë vesh.
“Që të kishte sens drejtësia duhej ta kishte marrë këtë çështje dhe për 24 orë duhej të ishte marrë vesh”, shtoi Çani.



