Celibashi: Nuk ka patur asnjë rast për shit-blerje të votës!

Celibashi: Nuk ka patur asnjë rast për shit-blerje të votës!

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për media mbrëmjen e sotme, ku ka dhënë një pasqyrë për mënyrën si ka shkuar procesi i votimit në 6 bashkitë.

Sipas Celibashit, ky proces zgjedhor është realizuar me sukses të plotë.

Sikurse e dini në Vorë, votimi u zhvillua nëpërmjet pajisjeve elektronike, nga verifikimet që KQZ ka bërë, mund të thuhet me bindje se ky proces është realizuar me sukses të plotë. Vetëm në 3 qendra votimi të bashkisë Shkodër nuk u zhvillua votimi për shkak të moshapjes së qendrave të votimit, për shkak të kushteve ekstreme. Për komisionerët e këtyre qendrave të votimit nuk ishte e mundur që të paraqiteshin në detyrë. Në ditën e votimit nuk ka pasur denoncime në KQZ. Në komunikimet që ne kemi patur, kemi patur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar apo dhe problematika të karakterit organizativ, të paktën për KQZ nuk rezulton të ketë patur denoncime në lidhje me shitblerjen e votës. Megjithatë këto mbeten për t’u parë në ditët në vijim”, është shprehur Celibashi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy