
Lidhur me debatet politike për çështje të rëndësishme, si reforma territoriale apo ndryshimet kushtetuese, për drejtoren ekzekutive të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, janë të një rëndësie të veçantë, për faktin se këto mund të çojnë në ndryshimet në Kushtetutë dhe paraqesin ndjeshmëri shumë të lartë.
“Është shtruar nevoja për te shtyrë mandatin e Komisionarëve publik, a duhet ta mbyllin apo jo procesin e vetingut, problematika që vërehet në rastin konkret është ndikuar nga shumë faktor, ne kemi siguruar që vetingu duhet të jetë më i shpejt, por pyetja që shtrohet është se kush do të ishte organi më i ri i përshtatshëm për të vazhduar vetingun, KPK e cila ka infrastrukturë të ngritur, apo do të ishin Këshillat. Ky proces të mos jetë i detyruar nga interesa politike, por të merret mendimi i ekspertëve edhe të vet institucioneve të vetingut, sepse janë nga aktorët më të rëndësishëm”.
Skëndaj, sugjeron se lidhur me ndryshimet kushtetuese, të kërkohet edhe një mendim nga Komisioni i Venecias dhe ekspertët e tij.
“Sugjerimi tjetër do të ishte që ti kërkohet një mendim Komisionit të Venecias për nevojën e këtyre ndryshimeve, dhe mendoj se zëri i komisionit dhe i ekspertëve të tij, janë shumë të rëndësishme për të parë poashtu edhe si do të vijohet pas mandatit pesëvjecar të komisionarëve”.
Përkitazi me faktin nëse do të duhet të ketë ndryshime në reformën territoriale, drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sugjeron se nevojitet më shumë konsultim nga qytetarët dhe zgjedhësit.
“ Në fakt reforma territoriale ka një kohë shumë të shkurtër të testimit të saj. Nëse do të hapeshin debate për ndryshime në njësi administrative, të numrit të njësive me anë të një reforme të re, ky diskutim do te duhej të prevaloj në frymën e një ekspertizë më të mirë dhe të paanshme, se cilat ishin defektet e kësaj reforme që u morën vite më parë në parlament. Ajo që do i mëshoja më shumë është konsultimi me qytetarë, me zgjedhësit, ata që jetojnë, prekin reformën administrative territoriale, sepse zëri i tyre vlen”.



