Përmbytjet në Shkodër, Vasili: Sa më shpejt shpallja e emergjencës, çdo minutë që kalon është faj i madh

Përmbytjet në Shkodër, Vasili: Sa më shpejt shpallja e emergjencës, çdo minutë që kalon është faj i madh

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë apel qeverisë që të shpallë sa më parë gjendjen e emergjencës në zonat e përmbytura në Shkodër. Në një dalje për mediat, kryetri i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se çdo minutë që kalon është faj i madh publik.

"Çdo minutë e kaluar, jo vetëm rëndon situatën atje, por e ngarkon me përgjegjësi penale dhe të pakapërcyeshme qeverisjen dhe qeveritarët, kryeminstrin dhe ministrat e tij, të cilët jo vetëm janë inekzistent, por nuk presidozojnë asnjë instrument ligjor dhe marrje përgjegjësish përpara qytetarëve të cilët po dëmtohen dhe po shkatërrohen ekonomikisht. Koha nuk pret më.Duhet reaguar tani. Çdo minutë që kalon është faj i madh publik, dhe pse jo një faj i pashlyeshëm penal", deklaroi Vasili.

Kreu i grupit parlamentar i LSI, ka ironizuar gjithashtu zyrtarët më të lartë të qeverisë, duke thënë se deri dje kabineti bënte kudo “ekskursione” nëpër Shqipëri, ndërsa tani që qytetarët kanë nevojë për përkujdesje, askush nuk shkon në Shkodër.

"Qeveria e cila ka pasur zakon që si estradë lëvizëse, të lëviste dhe të bënte çdo fundjavë mbledhje nëpër Shqipëri pa asnjë objekt, vetëm e vetëm për qëllime bajate turistike, sot kjo qeveri që shëtit nëpër qytetet e Shqipërisë mungon në Shkodër, atëherë kur duhej të ishte më shumë se kurrë dhe i munguari I madh është vetë kryeministri i vendit, i cili edhe nëse sot të vendosë të shkojë në Shkodër, nuk ka nevojë të shkojë më", tha ai. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy