KAS rrëzoi sot kërkesën e PD për marrjen në cilesinë e provës zgjedhore të informacioneve shtesë nga institucionet shtetërore lidhur me rastin e qarkut të Vlorës.
Si demokratet dhe LSI kërkojnë pavlefshmëri të rezulatit të votës së 25 prillit, me pretendimin për vote tëvjedhur dhe tjetërsim të vullnetit politik.
Sipas njoftimit për media të KQZ, bëhet e ditur se KAS rrëzon kërkesën e PD për zgjedhjet në Vlorë.
„KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet dhe entet tjera publike dhe pranimin e kërkesës së LSI lidhur me informacionin se sa pajisje PEI kanë funksionuar ne qarkun Vlorë dhe me kërkesën e dy anëtarëve do të kërkohet dhe informacionin i kryqezimit të të dhënave të Pajisjes PEI për qarkun Vlorë. Mbledhja u shty për ditën e nesërme“, thuhet në njoftimin e KQZ.
Kërkesa e LSI për të pare sa prej pajisjeve të identifikimit elektronik kanë funksionuar në 25 prill u pranua.
Me kërkesë të dy prej anëtarëve të KAS, edhe në këtë rast do të shqyrtohen të dhënat e tyre, nëse janë regjistruar raste të votimit të dyfishte apo familjar dhe më pas do të merret vendimi.



