Basha: Rama në panik, po përpiqet të pengojë punën e komisionit hetimor

Basha: Rama në panik, po përpiqet të pengojë punën e komisionit hetimor

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet e fundit në komisionin hetimor për inceneratorët, duke u shprehur se Rama është në panik dhe po përpiqet të pengojë punën e tij.

“Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për t’u frikësuar”, shprehet Basha në deklaratë.

 

DEKLARATA

Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t'i ikur drejtësisë. Ata po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur, punën, për të zbuluar gjithçka, deri në fund.

Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milion euro.

Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për tu frikësuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy