Më 18 mars takimi i radhës në Ohër/ BE njofton agjendën e takimit Kurti-Vuçiç

Më 18 mars takimi i radhës në Ohër/ BE njofton agjendën e takimit Kurti-Vuçiç

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimit të 18 marsit në Ohër në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, të ndërmjetësuar nga BE.

Sipas zëdhënësit të zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Nikola Gaon, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell do të mbajë takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër, Maqedonia e Veriut.

Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit për zbatimin e Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 

Sipas njoftimit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel, u shprehën të gatshëm të punojnë për planin e zbatimit për propozimin evropian.

Propozimi evropian synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bashkimi Evropian ka shprehur qëndrimin se pret që palët ta nënshkruajnë propozimin evropian, tekstin e të cilit e kanë publikuar më 27 shkurt.

Propozimi përbëhet nga 11 nene. Aty nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.

Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy