Bumçi tregon çfarë synon Berisha përmes Foltores

Bumçi tregon çfarë synon Berisha përmes Foltores

Sipas demokratit Aldo Bumçi, ish-lideri i PD Sali Berisha përmes takimeve me bazën po kërkon të ringrejë PD-në dhe të sigurojë që fiton në zgjedhje.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Bumçi tha se kriza zgjidhet duke kthyer votën, përmes së cilës sipas tij do të përcaktohet hierarkia e vlerave.

“E para është që të ringrejë PD-në dhe të sigurojë që fiton në zgjedhje. PD ngrihet duke risjellë ata që janë larguar është një element, afrimi i njerëzve të rinj dhe nga ana e themeleve do jetë vota e anëtarit të PD. Berisha është njeriu që ka bërë punë që do të mbeten aty. Berisha sot respektohet se ka emrin dhe punët që ka bërë. Kriza zgjidhet duke kthyer votën. Do bëhet vendi, do ketë ndryshime statutore që nëse humben zgjedhjet kryetari shkarkohet. Vota e anëtarësisë do përcaktojë hierarkinë e vlerave”, tha Bumçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy