Një ditë para takimit në Ohër/ Escobar takon sot Osmanin e Kurtin

Një ditë para takimit në Ohër/ Escobar takon sot Osmanin e Kurtin

Vetëm një ditë para takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe pas takimeve në Beograd, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi sot në Prishtinë do të takojë krerët e shtetit. 

Escobar ndodhet në Kosovë, pas vizitës në Beograd në përpjekje që takimi i 18 marsit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç ku do të diskutohet plani i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve të jetë i suksesshëm.

Ai të enjten në u takua me kryetarët e partive opozitare, ndërkaq pas takimit, asnjë nga përfaqësuesit e partive opozitare nuk ka folur për media.

Para takimit me udhëheqësit kosovarë, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se do të dëshironte që marrëveshja përfundimtare për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të arrihej këtë vit.

Nga Presidenca e Kosovës kanë njoftuar se takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit Escobar do të mbahet në ora 09:00, ndërsa në ora 10:00 pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

E zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe të dërguarit të SHBA-së, Escobar do të mbahet sot në orën 11:00.

Ndryshe, dy ditë më parë Escobar në Beograd takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit tha se ka zhvilluar një “bisedë të hapur dhe korrekte”.

Qeveria e Kosovës deri tani ka refuzuar që ta formojë Asociacionin, duke argumentuar se asociacionet njëetnike e shkelin kushtetutën dhe e kërcënojnë funksionalitetin e shtetit.

Zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, në mesin e të cilave është edhe ajo për Asociacionin, parashihet në propozimin evropian për normalizimin e raporteve, për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar muajin e kaluar në Bruksel.

Më 18 mars, në Ohër, palët pritet që të diskutojnë për zbatimin e këtij propozimi.

Ky propozim shihet si një marrëveshje e përkohshme e cila do të çojë në atë përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk e parasheh njohjen reciproke, diplomatët perëndimorë thonë se është marrëveshja më e mirë që aktualisht mund të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy