“Komedia” e videove me Bashën/ Kalemaj: Strategji e Ramës për të defaktorizuar opozitën reale

“Komedia” e videove me Bashën/ Kalemaj: Strategji e Ramës për të defaktorizuar opozitën reale

Politologu Ilir Kalemaj shkëmbimin e video-mesazheve komike mes Kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës e sheh si strategji të dyfishtë elektorale.

Duke folur për MCN Live, Kalemaj tha se është një strategji e dyfishtë elektorale e Edi Ramës që të deaktorizojë opozitën reale dhe të faktorizojë Lulzim Bashën, i cili ishte i harruar deri dje.

Ka tre statuse të Bashës, ditën dhe natën, për të treguar që Luli nuk fle gjumë as pas mesnate.

Është një mënyrë për të nxitur votën tek të rinjtë që nuk ndjekin 60 minuta emision televiziv, as lexojnë program partie, por ndjekin 60 sekonda video virale.

Dhe ndjekësit e Bashës janë shtuar. Nuk kemi pasur politikanë që janë bërë gaztorë për të marrë vota, kemi parë gaztorë që janë bërë politikanë, por jo e kundërta.

Donad Trump ndoqi një strategji të re zgjodhi podcastet dhe arriti të fitojë zgjedhjet në mënyrë të bindshme.

2-3 orë intervista të thella të cilat tërhiqnin një grup të madh të rinjsh.

Nuk ka të bëjë me batutat, se në këtë lëmë Rama është i pamposhtur.

Të rinjtë votojnë më pak se të tjerët në të gjithë Shqipërinë, nuk është një votë në bllok dhe nuk para kanë vullnetin për të shkuar dhe votuar ditën e votimit dhe kjo strategji që po ndjek Rama i shërben për mandatin e katërt duke promovuar Bashën që nuk ka asnjë shans, se sa ti japë zë opozitës reale, e cila është sfida e tij reale në këto zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy