Gjylameti: Moment skanimi i kryebashkiakëve, largohet kush nuk i ka bërë gjërat si duhet

Gjylameti: Moment skanimi i kryebashkiakëve, largohet kush nuk i ka bërë gjërat si duhet

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti, thotë se për Partinë Socialiste është e rëndësishme çdo votë dhe çdo bashki, pavarësisht numrit të banorëve dhe madhësisë së bashkisë.

Duke folur nga studio e MCN Live, Gjylameti deklaroi se Partia Socialiste po riorganizon strukturat në mënyrë që të ketë një strukturë sa më gjithëpërfshirëse dhe me njerëzit e duhur.

Po bëjmë diskutime se kush do jenë kandidatët më të mirë për të përfaqësuar Partinë Socialiste në garën e ardhshme, në çdo cep të Shqipërisë po punojmë për të identifikuar më të mirët.

Duhet të shohim se si janë realizuar projektet madhore me mbështetjen e qeverisë në bashkitë. Në këtë drejtim janë dhe turet e llogaridhënies së Kryeministrit me kryebashkiakët.

Është momenti për të skanuar qartë se kush janë ata që do të vijojnë detyrën dhe ata që do tërhiqen pas që të lënë radhë për të tjerët që të jenë në krye dhe të shërbejnë qytetarëve.

PS mund të diskutojë, se çfarë mund të bëjë më mirë se në fund të ditës Tirana ka një ndryshim rrënjësor. Të thuash nuk ka ndryshim Tirana, do të thotë të thuash një të pavërtetë.

Lidhur me procesin e primareve në Partinë Demokratike, Gjylameti tha se nuk ishin primare, por shtoi se PS nuk ka pasur ndonjë moment pauze dhe se të jesh në opozitë dhe të mos kesh alternativë është problem.

Sipas saj, Partia Socialiste vazhdon me sondazhe të vazhdueshme jo vetëm në rezultatin prekshëm, por për të perceptuar rezultatin real.

Kemi pasur mbështetje të madhe në Tiranë, nga zgjedhjet në zgjedhje, realitetet tregojnë se ka mbështetje në rritje për kandidatët tanë.

Në njësitë nga 4 deri te 11 në Tiranë, që kanë pasur realitete shumë më të vështira se pjesa e vjetër e Tiranës, kemi pasur investime të rëndësishme.

Kur nuk ke një përballje të fortë, duhet të bësh disa reflektime të brendshme që janë më të vështira se kur ke përballje për të kaluar këtë lloj krize politike, sado që është e brendshme e tyre, ne kemi atë që është diskutimi me qytetarët.

30 vite tranzicion i tejzgjatur dhe demokraci e brishtë ka bërë që qytetarët të presin gjithnjë e më shumë.

Ajo që jemi duke bërë është po fillojmë të identifikojmë atje ku nuk janë bërë gjërat siç duhet.

Lidhur me procesin e rindërtimit, e cilësoi si proces të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe lidhur me shembjen e pallateve të dëmtuara, shtoi se nëse nuk do të ishin të tillë, nuk do prisheshin pasi janë lekë që nuk i kanë tepruar buxhetit të shtetit.

Duhet të vemi bashkë te ‘5 Maji’, ata që ankohen duan nga 100 metra pse mos të kenë 200 metra. Dhe unë jam me shtëpi me kredi, pse mos të ma falin dhe mua...

Banorët po marrin shtëpi shumë herë më të mira dhe shumë më dinjitoze se ato që kishin.

Për deputeten Gjylameti, zona e “Astirit” në kryeqytet nga 350-600 euro metri i ndërtimit në vitin 2013, ka shkuar në 1000-1300 euro metri katrorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy