
Analisti Lorenc Vangjeli nga studio e MCN Live ka komentuar lidhur me prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë me Iranin duke e cilësuar si një luftë të drejtpërdrejtë hibride. Ai tha se e gjithë kjo është si një akt i pastër i një lufte të pashpallur.
Është shfaqje e drejtpërdrejtë dhe direkte e asaj që po bëhet tipare e luftës hibride. Sot nuk ka nevojë për raketa dhe predha për luftën. Ndërkohë që ajo që ndodh kilometra larg nga Shqipëria është lufta klasike hibride. Është gjithashtu një akt i pastër i një lufte të pashpallur. Ajo që do të thosha pavarësisht se mund të pranohet si aksion kjo është një kaos, nuk dimë të gjejmë paqe dhe do sillemi me papërgjegjshmëri.
Ne e marrim me lehtësi atë çka ndodh, kjo dhe për shkak të trafikut të jashtëzakonshëm të lajmeve, pa harruar që në një mënyrë të tillë shndërrohemi ne vetë lajmi.
Shqipëria ka vite që e ka transferuar sovranitetin sepse është vend anëtar i NATOs dhe ky vendim është i rakorduar në mënyrë të plotë me aleatët tanë strategjikë kryesisht SHBA. Tentativa për të gjetur lidhje të afërta apo të largëta në Teheran duhen kursyer sepse janë pjese e një naiviteti që nuk të bën të qeshësh por të trishton.



