Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e konsideroi një turp peticionin e nisur online kundër veprimeve të ambasadores amerikane Yuri Kim.
Duke folur nga Fieri ai tha:
Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist, unë jam i ri, por kam pasur mundësinë që të lexoj, nga ato çmenduritë e regjimit, ku ftoheshin masat që të bënin sulme kundër personave të caktuar, dhe natyrshëm kundër rrezikut angloamerikan. Në fakt edhe ky sulm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që SHBA ka pasur në Shqipëri. Më thoni se me cilin prej ambasadorëve amerikane Sali Berisha ka pasur një marrëdhënie të mirë? Nxit gjithë këtë historinë e peticioneve, ky është një turp, krijimi i frymës antiamerikane në PD, apo ndonjë kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Sali Berishës, janë një turp që i takon ta mbajnë atyre. Ne kurrë nuk do të harrojmë që pa mbështetjen e SHBA-ve, Shqipëria rrezikonte ekzistencën e saj si shtet-komb”.



