Opozita kundër Melonit për Gjadrin: Po çon lekët e italianëve dëm në Shqipëri (VIDEO)

Opozita kundër Melonit për Gjadrin: Po çon lekët e italianëve dëm në Shqipëri (VIDEO)

Çështja e sjelljes së azilkërkuesve në Gjadër të Lezhës është kthyer në temë të nxehtë të debatit politik në Itali.

Pas Gjykata e Apelit në Romë pezulloi për herë të tretë procedurën për qëndrimin e refugjatëve në Shëngjin.

Deputeti Mauricio Gaspari nga Forca Italia thotë se gjyqësori po saboton politikat e sigurisë.

‘Sabotimi që po i bën drejtësia politikave të sigurisë për të luftuar emigracionin e paligjshëm vazhdon. Sfida është politike, e pamatur dhe duket armiqësore ndaj parimeve themelore të sistemit të drejtësisë. Por ne duhet të ecim përpara.

Për kryetaren e Partisë Demokratike kjo është humbje e madhe parash për shkak të paaftësisë.

Kreu i koalicionit të majtë Nicola Fratoianni thotë se duhen pritur vendimet e gjykatave evropiane.

‘Siç do ta kishte imagjinuar çdo njeri me sens të shëndoshë, deportimi i njëpasnjëshëm i emigrantëve në Shqipëri s’ka funksionuar. Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës së BE-së Një fund që dihej por që qeveria Meloni e donte me çdo kusht.

Një tjetër deputet, Carlo Calenda, thotë se kampi në Shëngjin duhet mbyllur.

‘Dihej që kampi në Shqipëri nuk do të funksiononte. Edhe nëse gjyqtarët nuk do të kishin ndërhyrë, do kishim 43 emigrantë në një vend që duhej të strehonte 1500 dhe kushton 800 milionë. Një çmenduri që duhet marrë fund sepse nuk funksionon.

Edhe për Lëvizjen 5 Yje ky operacion është çuarje dëm e parave të taksapaguesve italianë. Më herët, në kampin e Gjadrit ishin të pranishëm edhe deputetë të partisë Demokratike italiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy