'Unë quhem Mirela Qeleshi, mësuese prej 35 vjetësh, - tha një protestuese tjetër.
Jam hequr nga puna me argumentin më banal, se drejtori nuk donte të punonte me mua.
Më kanë persekutuar duke më hequr edhe nga një punë e dytë. Njesoj kanë vepruar edhe me bashkëshortin. Kjo është arsyeja pse unë protestoj sot. Por, përpos pushkatimit ekonomik që na bëjnë, nuk ma marrin dot integrimin moral.
Kemi shumë arsye për të mos lejuar fëmijët e mi të largohen. Kam parë 27 vite më parë shqiptarët që largoheshin. Sot, pas 27 vitesh, unë ende pyes veten: Po djali im, a duhet të largohet?
Na ka uzurpuar një oligarki peleshjane, një oligarki që ka ndërtuar Kullën e Kotësisë Urbane, siç e quan Artan Fuga. Ne duhet t’i themi stop kësaj oligarkie, se Korça është e të gjithëve, edhe atyre që janë në bashki, po nuk është e Sotiraq Filos dhe e Niko Peleshit.
Në Korçë çdo investim bëhet bëhet për një grusht oligarkësh. Aty kontrollohet edhe se çfarë shkruhet në Fb. Ata duhet të na kthejnë edhe ajrin që na kanë marrë dhe të ndërtojmë këtë republikë të re, kjo është e vetmja që mund të na kthejë lirinë".



