
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se pas akuzave të Erion Veliajt si i përfshirë në korrupsion, natyrshëm shtrohet pyetja nëse Edi Rama do vazhdojë të mbështesë Erion Veliajn. Në fjalën e tij, Sejamini shpjegon se Edi Rama është një politikan pragmatist dhe në fund ai përllogarit nëse Erion Veliaj do t’i prodhojë vota apo jo.
“Diçka që e kam thënë dhe më herët, që mënyra se si është struktura e pushtetit në Shqipëri dhe në vendet si Shqipëria, të gjitha pushtetet janë në dorë të një individi të vetëm. Që është kryeministri i vendit Rama, diku tjetër ka president, dhe kjo është ajo struktura vertikale e pushtetit. Pushteti buron nga një pikë e vetme. Dhe të gjithë të tjerët kanë pushtetin në varësi të marrëdhënies me këtë person.
Ai ka të gjitha dhe marrëdhënia e tij me të tjerët është marrëdhënie ndëshkimi ose shpërblimi. Po e mbështete politikisht, shpërblehesh. Po nuk e mbështete politikisht, nuk shpërblehesh.
Dhe zakonisht shpërblimi është ekonomik në këtë lloj kuptimi.
Pushteti i Zotit Veliaj buron nga pushteti i Zotit Rama dhe nga marrëdhënia e Zotit Veliaj ka me Zotin Rama.
E para, dyta, është që politika është perceptim. Ne shumë gjëra i perceptojmë, dhe në politikën shqiptare, trashëguar që nga koha e komunizmit.
Pushteti i shumë njerëzve gjykohet nga perceptimi që kanë ata për marrëdhënien që ky personi ka me udhëheqësin.
Në këtë lloj kuptimi, pra, të perceptimit të pushtetit, pushteti i Zotit Velia është dëmtuar jashtë mase, sepse është krijuar një perceptim që marrëdhënia e tij me Zotin Rama nuk është ajo marrëdhënia që ka qenë më parë.
Zoti Rama ka luajtur me këtë gjë, i cili gjithmonë preferon të luajë në publik, edhe për të krijuar shpërqendrime, po dhe për të argëtuar, ka lëvizur dhe me këtë gjë një ditë bën sikur e mbështet në nivelin e tjetër, bën sikur e ka dënuar ashpër, pasi kur e ka lëshuar, dhe ne merremi me këtë gjë.
I foli, nuk i foli. I buzëqeshi, nuk i buzëqeshi. E hoqi, se hoqi nga fotoja. I tha, po nuk i tha.
Kështu që, në këtë lloj kuptimi, pushteti i Zotit Veliaj është dëmtuar. Por në fund të ditës ka një gjë, e vetmja vlerë që Zoti Veliaj ka për Zotin Rama është vlera politike.
A është Zoti Veliaj barrë politike për Zotin Rama?
Apo është njeri i cili sjell më shumë përfitime?
Zotit Rama dhe gjithë fati politik i Zotit Veliaj do varet nga kjo lloj marrëdhënie.
Pra, në fund të ditës është marrëdhënia me votën.
Zoti Veliaj, me qënien e vet drejtues politik i Tiranës, kryetari i bashkisë Tiranës, a i afron Zotit Rama vota, para dhe mbështetje?
Për zgjedhjet e ardhshme, apo jo, apo është e kundërta?
Me këto gjëra që kanë ndodhur, mund ta dëmtoj në imazh, se mund të ketë shumë qytetarë të Tiranës të cilët janë të mërzitur me të drejtën e tyre, me bashkinë e Tiranës dhe me zotin Veliaj.
Mundet që ta ndëshkojnë edhe qeverinë për shkak të zotit Veliaj. Pra, e vetmja gjë që ka rëndësi është kjo gjë.
Çfarë vlerë politike ka ai për votat?
Kështu që këto gjëra të tjera nuk kanë rëndësi.
Zoti Rama ka vërtetuar një gjë, është politikan tmerrësisht pragmatist. Dhe ky vend punët tek marrëdhëniet me njerëzit dhe marrëdhëniet politike është ndoshta strategu më i mirë politik. Ai për të ka vetëm një rëndësi. I sjell vota apo i heq vota? I sjell para apo nuk i sjell para?”



